Deri në shtatë orë e gjysmë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

19:52 | 17 Gusht 2023
E.G

Deri në shtatë orë e gjysmë po zgjasin pritjet për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë, këtë të enjte.

Kështu bëhet e ditur nga përditësimi i fundit i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, përcjell Arbresh.info.

Sipas kësaj Qendre, radhët për të dalë nga kjo pikë kufitare, janë tre kilometra të gjata.

Pritje ka edhe në pikat kufitare, Muçibabë e Dheu i Bardhë.

Ato zgjasin rreth një orë e gjysmë derisa kolonat e veturave shkojnë nga 600-700 metra.

Ndërkaq pritjet në Jarinjë kalojnë gjysmë orëshin, derisa kolona veturave është e gjatë 300 metra.

Në Mutivodë pritjet janë rreth 15 minuta, derisa radhë të veturave nuk ka.

Kujtojmë që  Policia e Kosovës në një njoftim të para dy ditëve, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufiare me Serbinë për shkak të fluksit të madh në pikën kufitae në Merdarë.

Pikat e tjera të cilat mund të shfytëzohen, sipas Policisë janë: PKK Muqibab, Jarinje, Bernjak dhe Mutivodë në të cilat pika ka më pak pritje e ndërsa në orët e mbrëmjes nuk ka pritje fare në të shumtën e rasteve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme