11 raste me meningjit, 2 prej tyre fëmijë janë duke u trajtuar aktualisht në Klinikën Infektive.
Kështu bëri të ditur, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një postimi në Facebook, ku thuhet se që nga muaji korrik e deri më sot janë trajtuar 45 pacientë tek fëmijët dhe 20 raste te të rriturit, përcjell Arbresh.info.
Sipas tyre, në dy muajt e fundit vërehet rritje e numrit të pacientëve.
Mirëpo, siç thuhet në njoftim, Klinika ka kapacitete të mjaftueshme për trajtimin e pacientëve.
“Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nga muaji korrik i këtij viti, e deri më sot, janë trajtuar 45 pacientë me meningjit tek moshat pediatrike dhe 20 raste tek të rriturit. Dy muajt e fundit vërehet rritje e numrit të pacientëve, krahasuar me muajt paraprak, por situata është nën kontroll të plotë dhe Klinika Infektive ka kapacitete të mjaftueshme profesionale dhe hapësinore për të trajtuar pacientët.”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, nga muaji janar deri në muajin korrik në trajtim ishin 38 pacientë.
Shifra këto të cilat u bënë të ditura nga drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, me drejtorin e Klinikës Infektive, Arben Vishaj dhe stafin e klinikës.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka bërë apel tek qytetarët të respektojnë masat e rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike./Arbresh.info
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...
Maqedonci: Kosova vend potencial për prodhimin e fluturakeve...
Shqipëria U19 e vajzave fiton ndeshjen e parë në kualifikues...