Zjarri ka rënë mëngjesin e sotëm në banesën e sekretares shtetërore në Ministrinë e Turizmit dhe të vesë së politikanit të vrarë Oliver Ivanoviq, Milena Popoviq,
Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, ndërsa fqinjët na thonë se nuk kanë dëgjuar asgjë dhe as nuk kanë marrë erë djegie.
“Sigurisht që do të kishim thirrur zjarrfikëset nëse do të kishim parë banesën në flakë, ndaj edhe këtu është në pikëpyetje siguria jonë. Mirëpo, derisa erdhën shërbimet e emergjencës dhe së shpejti edhe vetë Milena Popoviq u përlot, nuk e dinim se kishte ndodhur diçka në objekt”, na tregon një nga fqinjët që e gjetëm në hyrje.
Sipas informacioneve të para dhe jozyrtare, zjarri ka nisur në dhomën e gjumit dhe më pas është përhapur. Është një rrethanë fatlume që në momentin e rënies së zjarrit në banesë nuk ka qenë njeri, ndaj nuk ka persona të lënduar. /Nova
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?