Barcelona ka arritur të regjistrojë dy nga nënshkrimet e tyre të reja në Ilaky Gundogan dhe Oriol Romeu, por janë pesë lojtarë të ekipit të parë që ende nuk janë regjistruar në La Liga.
Klubi katalunas vazhdon të ketë probleme në regjistrimin e futbollistëve të rinj apo atyre që kanë rinovuar kontratat shkaku i financave jo të rregullta.
Kështu, pasi regjistruan dy mesfushorët, Gundogan dhe Romeu, Barcelona tani ka edhe pesë lojtarë të paregjistruar në Barcelonë.
Barcelona players that are not registered in La Liga:
– Iñaki Peña
– Iñigo Martinez
– Marcos Alonso
– Sergiño Dest
– Clement Lenglet— Barça Universal (@BarcaUniversal) August 17, 2023
Portieri Inaki Pena, mbrojtësit Inigo Martinez, Marcos Alonso, Sergino Dest dhe Clement Lenglet janë lojtarët e paregjistruar ende.
Megjithatë, Dest dhe Lenglet pritet të largohen nga klubi para përfundimit të këtij afati kalimtar të verës.
Amerikani ka tashmë një ofertë të konkretizuar nga PSV, ndërsa Lenglet është mes bashkimit me një klub në Arabinë Saudite dhe qëndrimit në Evropë.
Barça pritet të konfirmojë regjistrimin e Penas dhe Alonso para ndeshjes së tyre kundër Cadiz këtë fundjavë.
Sidoqoftë, regjistrimi i Martinez mund të vonohet akoma më tej pasi ai ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi.
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës