Filmi i regjisores Greta Gerwig, Barbie, e ka tejkaluar filmin The Dark Knight, të shpërndarë nga Warner Bros, si filmi më fitimprurës ndonjëherë për kompaninë në Shtetet e Bashkuara.
Ky lajm vjen pasi filmi Barbie, me aktoren Margot Robbie në rol kryesor, ka arkëtuar më shumë se 537 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara, më pak se një muaj pasi ka nisur shfaqjen në kinema, më 21 korrik.
Filmi The Dark Knight, fitues i Çmimit Oscar, i lëshuar në fundjavën e njëjtë në korrik të vitit 2008, pati fituar 536 milionë dollarë nga kinematë në SHBA.
Por, ky nuk është rekordi i vetëm që është thyer nga Barbie.
Ky film e ka tejkaluar edhe suksesin e filmit Captain Marvel të vitit 2019.
Barbie, në të cilin luan edhe aktori Ryan Gosling, ka fituar më shumë se 1 miliard dollarë nga shitjet e biletave në gjithë botën, duke i thyer të gjitha rekordet e filmave që janë realizuar nën regjinë e grave.
Ndonëse disa konservatorë, përfshirë senatorin Ted Cruz dhe komentatorin Ben Shapiro, e kanë kritikuar atë që e kanë quajtur si mesazh me elemente diskriminuese të filmit, diçka e tillë nuk ia ka ndalur suksesin që pritet të vazhdojë edhe një kohë.
Aktorja Margot Robbie, e cila është edhe producente e filmit, pritet t’i fitojë rreth 50 milionë dollarë nga filmi, falë shitjeve të biletave dhe përfitimeve shtesë nga kompania që e shpërndan atë./REL/
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...