Pas vizitës që kryeministrit Albin Kurti i bëri komunës së Tetovës dhe Çairit, policia maqedonase i mori në pyetje dhe ngriti kallëzime penale kundër kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami dhe atij të Çairit, Visar Ganiu, me arsyetimin se nuk respektuan rregullat protokollare shtetërore.
Në një intervistë pëe Rtk kryetarët e këtyre dy komunave kanë akuzuar ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shtetërore, se kanë qenë të koordinuar të bëjnë zhurmë për vizitën e Kurtit në Maqedoninë e Veriut.
“Është me tendencë, një ditë para se të vije kryeministri Kurti, në një televizion nacional, në gjuhën maqedonase, ka qenë i ftuar ministrin i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe gazetarja e pyet se në çfarë cilësie nesër vjen nesër kryeministri Kurti , ai e ka ditur shumë mirë për çka, se në shtet ne e kemi paralajmëruar ardhjen, ne e dimë që udhëheqësja e gjashtë siç i thonë këtu, ajo e cila merr masa për sigurinë e klasit të parë kanë qenë me shërbimet e mia tërë kohën në kontakt, kanë dalë e kanë parë ku do të vendoset bina, ku do të ndalet vetura e kryeministrit dhe të gjitha protokollet i kanë bërë dhe shteti e ka organizuar atë pritje, ai i është përgjigjur gazetares, ‘me siguri se nuk vjenë si kryeministër, por në mënyrë private’”, Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit.
lexo edhe:
Kasami: Kurti e ka përkrahjen e shqiptarëve në MV, Beogradi u alarmua pas vizitës
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...