Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, ka njoftuar se Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës, ka rifilluar procesin e aplikimit për njohje të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Ajo me anë të një postimi në Facebook, ka kërkuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e Këshilli Gjyqësor që të angazhohen që rastet e refuzuara të shqyrtohen.
“Si viktimë, që kam kaluar gjithashtu nëpër një proces të mundimshëm verifikimi kërkoj nga Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që angazhohen që rastet e refuzuara të shqyrtohen, dhe të mbijetuarave që me vite po presin vendimet e gjykatave t’u njihet statusi”, ka shkruar ajo.
Tutje ajo shkrimin në statusin e saj ka shkruar se është humbur shumë kohë dhe viktimat kanë vdekur në errësirën e traumës.
“Është humbur shumë kohë dhe shumë viktima kanë vdekur në errësirën e traumës së tyre, Ju lutem mos lejoni që kjo të ndodhë edhe me të tjerat”, tha Krasniqi./Arbresh.info/
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...