Google ADS

Rashica zyrtarizohet te Besiktas, duke pirë çaj

19:07 | 16 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Milot Rashica edhe zyrtarishtë i është bashkuar skuadrës turke, Besiktas.

Mbrëmë, janë konfirmuar bisedimet mes skuadrës turke dhe asaj angleze, ndërsa në orët e vona, Rashica kishte marrë udhën drejt Stambollit ku ishte pritur nga tifozët e Besiktasit në aeroport, shkruan arbresh.info.

Sot Besiktas publikoi një video ku shihet ylli kosovar duke pirë çaj, duke e konfirmuar kështu transferimin.


Ai ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me klubin nga Stambolli, teksa vitin e kaluar ishte pjesë e Galatasarayt.

Kartoni i Rashicës i ka kushtuar plotë 5.5 milionë euro skuadrës turke, ndërsa pritet të jetë njëri ndër lojtarët kyç tek 11-shja e tyre. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme