Mbrojtja e ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit, javë më parë kishte kërkuar që ai të lirohet për dy javë, nën mbikëqyrje, që të kalojë pak kohë me familjen e tij.
Një kërkesë e tillë është refuzuar nga Trupi Gjykues në Hagë. Kjo pasi identitetet e dëshmitarëve i janë bërë të ditur tashmë mbrojtjes së Krasniqit dhe se sipas tyre duhet të shmanget çdo rrezik eventual për të kryer krime.
“Në vendimin e tij të datës 17 korrik 2023, Trupi Gjykues refuzon kërkesën për lirim të përkohshëm dhe urdhëron vazhdimin e paraburgimit të z.Krasniqi. Në arsyetimin e tij, trupi gjykues thekson faktin se gjykimi në këtë rast ka filluar, se mbrojtjes së Krasniqit i janë bërë të ditur identitetet e dëshmitarëve të ndjeshëm, dhe se për këtë arsye duhet të shmanget çdo rrezik i kryerjes së mëtutjeshme të krimeve”, ka thënë për Dukagjinin, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Angela Griep.
“Paneli konstatoi se vazhdon të ekzistojë rreziku që z. Krasniqi të pengojë mbarëvajtjen e procedurave të Gjykatës Speciale dhe rrezik që ai të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë dëshmi në rastin dhe/ose duhet të paraqiten para Gjykatës. Paneli konstatoi se vetëm përmes kornizës së monitorimit të komunikimit të aplikueshme në objektet e paraburgimit të Gjykatës Speciale komunikimet e z. Krasniqi mund të kufizohen në një mënyrë që do të zbuste mjaftueshëm rreziqet e pengimit dhe kryerjes së krimeve të mëtejshme dhe arriti në përfundimin se natyra e kufizuar përkohësisht e një lirimi prej dy javësh nuk do ta ndryshonte këtë përfundim”, ka vijuar ajo.
Venkateswari Alagendra, avokatja e Jakup Krasniqit, përmes një kërkese ka thënë se klienti i saj është në paraburgim që 2 vite e 8 muaj, duke theksuar se është një periudhë mjaftë e gjatë, dhe sipas saj Krasniqi nuk paraqet rrezik për tu arratisur ose për të penguar në procedurat gjyqësore.
Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit, ka filluar nga data 3 prill 2023. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasnqi janë deklaruar të pafajshëm. Ata po mbahen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020.
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...
Vesa Luma festoi 20 vjetorin e karrierës me një koncert të v...
Specialja: Shala duhet të paguajë 208 mijë euro për viktimat
MPB miraton vendimin për regjistrimin e fakteve të gjendjes ...