Kërkohet paraburgim ndaj 28 vjeçarit i cili u kap me marihuanë në Skenderaj

15:39 | 16 Gusht 2023
E.G

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur kërkesë për caktimin e  paraburgimit në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ndaj E.A, të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar narkotikeve substancave psikotrope apo analoge“.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ekziston dyshimi se i dyshuari prej datës të pacaktuar e deri me datë 15 gusht në fshatin Vajnikë – komuna e Skenderajt,  në shtëpi dhe objektet përcjellëse, me qëllim të shitjes apo shpërndarjes,  pa autorizim, ka poseduar substanca narkotike të llojit marihuanë, me peshë të tërësishme prej 59 kilogramë e 973 gramë, përcjell Arbresh.info.

Seanca për caktimin e paraburgimit mbahet ditën e sotme para gjyqtarit të procedurës të Gjykatës Themelore në Mitrovicë./Arbresh.info

Komunikata e plotë:

Kërkohet paraburgim për personin që u arrestua me drogë në Skenderaj

Mitrovicë, 16 gusht 2023 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë  – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kërkesë për caktimin e paraburgimit  kundër të dyshuarit E.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar narkotikeve substancave psikotrope apo analoge“ nga neni 267 paragrafi 1 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 pika 1.9 të KPRK-së.

Ekziston dyshimi i bazuar se i  dyshuari E.A., prej datës të pacaktuar e deri me datë 15.08.2023 në fshatin Vajnikë – komuna e Skenderajt,  në shtëpi dhe objektet përcjellëse, me qëllim shitje apo shpërndarje,  pa autorizim ka  poseduar substanca narkotike të llojit marihuanë, me peshë të tërësishme prej 59 kilogramë e 973 gramë.

Seanca për caktimin e paraburgimit për të ndaluarin E.A., mbahet ditën e sotme (e mërkurë) para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Lexo edhe:

Policia konfiskon 60 kg marihuanë në salltë të bagëtive, arrestohet 28-vjeçari në Skenderaj

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme