Medvedev: Nëse Ukraina jep territorin për NATO-n, duhet të heqë dorë edhe nga Kievi

14:23 | 16 Gusht 2023
A Z

Dmitry Medvedev reagoi ashpër për deklaratat e një zyrtari të NATO-s, Styan Jensen, se dhënia me koncesion e territoreve të Ukrainës Rusisë do të ishte një “zgjidhje e mundshme” për përfundimin e luftës dhe anëtarësimin në NATO.

Medvedev tha se nëse Ukraina pranon të heqë dorë nga territori i saj për t’u bashkuar me NATO-n, atëherë do të duhet të heqë dorë dhe nga Kievi.

“Epo, atëherë ata duhet ta zhvendosin kryeqytetin në Lviv. Nëse, sigurisht, polakët janë dakord”, shtoi ai.

Kujtojmë se Lviv është qyteti më i madh në Ukrainën perëndimore dhe është disa kilometra larg Polonisë fqinje.

Ukraina mund të duhet të pranojë të lëshojë një pjesë të territorit të pushtuar aktualisht nga Rusia nëse dëshiron të anëtarësohet në NATO, tha numri dy i NATO-s, Stian Jenssen./abcnews.al

Të ngjashme