Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se është hapur formulari ku mund të regjistrohen pensionistët, të cilët janë larguar me dhunë nga puna në vitet e 90’ta.
Murati ka bërë thirrje që të regjistrohen pensionistët në formular, në mënyrë që zyrat e pensionistëve t’i ftojnë me radhë për paraqitjen e aplikacionit për kalim në skemën parciale kontributive, në mënyrë që të iu ikin pritjeve e gjata para sporteli.
“Të gjithë pensionistët që për shkak të largimit të dhunshëm nga puna në vitet 90-ta nuk kanë arritur ti plotësojnë 15 vite stazh, e që tash marrin vetëm pensionin bazik, do të kenë mundësinë që të kalojnë në kategorinë e pensionit parcial kontributiv, nëse i plotësojnë kriteret ligjore sipas ndryshimeve ligjore të miratuara nga Kuvendi”, ka shkruar Murati në rrjetin social facebook.
“Para se të fillojë zbatimi i skemës së së re, ftohen të gjithë pensionistët të regjistrohen në formularin më poshtë deri në fund të muajit gusht, ashtu që zyrat e pensioneve pastaj t’i ftojnë sipas radhës për paraqitjen e aplikacionit për kalim në skemën parciale kontributive në mënyrë që të evitohen pritjet e gjata para sporteleve”, shtoi Murati. /Arbresh.info/
Për të parë formularin, kliko KËTU
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë