Krasniqi pret në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, diskutojnë për zhvillimet politike

13:09 | 16 Gusht 2023
E.K

Kryetari i Partis Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi sot ka prititur në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenpor.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se me ambasadorin Michael Davenport ka diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe qëndrimet e PDK-së në lidhje me to, përcjell Arbresh.info.

“Në selinë e PDK-së prita sot Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport. Bashkë diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë, me theks të veçantë situatën në pjesën veriore të vendit. Për PDK-në, sikur gjithmonë, interesi nacional i vendit dhe e ardhmja e sigurt e qytetarëve tanë janë prioritet”, shkruan Krasniqi.

Krasniqi ka shkruar se ka falënderuar ambasadorin Davenport për vizitën dhe kontributin e çmuar për Kosovën./Arbresh.info/

Të ngjashme