Google ADS

Ahmeti-Aliu: Rruga Tetovë-Prizren ka rëndësi të veçantë për dy vendet

12:12 | 16 Gusht 2023
L G

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka mbajtur konferencë për shtyp të paralajmëruar gjatë ditës së djeshme, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu kanë folur për rrugën Tetovë-Prizren.

“Në kuadër të kësaj biseduam rreth rrugës Tetovë-Prizren, me leverdi të jashtëzakonshme për dy vendet tona, pasi rrugët lehtësojnë qarkullimin dhe rrisin ekonominë. Ekipet ndërqeveritare besoj se do merren me këtë çështje dhe besoj se zhvillimi i këtij projekti do të ndodh sa më shpejtë. Falemnderoj ministrin Liburn Aliu, me të cilin biseduam për projektet e dy vendeve tona” tha Ahmeti,njofton Telegrafi Maqedoni.

Liburn Aliu, ministër i transporteve dhe lidhjeve në Kosovë tha “Biseduam për hapat e mëtejm për realizimin e rrugës Tetovë-Prizren, që ka rëndësi për të dyja vendet. Dua të theksoj se kjo rrugë ka studimin e vizibilitetit, duke filluar nga dokumentacionin dhe të gjithë elementet tjera. Kjo rrugë ka rëndësi të veçantë për dy vendet pasi lidh edhe parkun nacional të Sharrit. Kjo rrugë do të mundësojë menaxhim të përbashkët të turizmit” tha Aliu.

Ndryshe, sot është thirrur që të mbahet një protestë për drejtësi për djegien e spitalit modular në Tetovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme