Google ADS

Godet këmbësorin me veturë nga pakujdesia në Ferizaj

11:05 | 16 Gusht 2023
E.K

Policia ka njoftuar, se të martën në rrugën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj është raportuar se një grua duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një këmbësor, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, përcjell Arbresh.info.

Sipas njoftimit të policisë, rasti është duke u hetuar.

“ Rr. Astrit Bytyqi, Ferizaj 15.08.2023-15:15. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare duke drejtuar automjetin, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme