Policia e Kosovës me 2 gusht kishte njoftuar për arrestimin e një personi me inicialet M.A., (viti i lindjes 1965, mashkull kosovar), ndaj të cilit ishte iniciuar rasti penal: ‘falsifikim i dokumenteve’.
Sipas policisë, në mënyrë të dyshimtë ishte bartur pronësia dhe aksionet e kompanisë te një person tjetër. Vlera e kompanisë vlerësohet të jetë milionëshe.
Hetuesit policorë nga Sektori për Hetime Financiare i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), kanë vazhduar trajtimin, hetimin dhe kompletimin e rastit të një njëjtë. Për hetuesit policorë ka qenë edhe një person tjetër i përfshirë në rastin e lartcekur.
Kështu, më 15.08.2023 pranë DHKEK-se është paraqitur i dyshuari N.H., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar), i cili është intervistuar në prezence të avokatit mbrojtës nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘legalizim i përmbajtjes së rreme’.
I dyshuari, më 21.07.2023, ka prezantuar dokumente të falsifikuara siç janë: një autorizim, një vendim për ndryshim të statutit të biznesit dhe një kontratë për falje të aksioneve, pranë ARBK-së, me të cilat ka lajthitur zyrtaret kompetent dhe ka bërë ndryshimin e pronësisë së biznesit dhe të njëjtën e ka bartur në emër të tij.
Pas përfundimit të intervistës është kontaktuar prokurori i lëndës dhe me aktvendim mbi ndalimin, i dyshuari është dërguar ne mbajtje për 48 orë./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...