Ish-inspektor në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Burim Ramadani ka kërkuar që t’iu bëhet testi i drogës vendimmarrësve nëpër nivele shtetërore, duke thënë se rezultati i testit mund të shkaktonte edhe çudi.
Ai ka shkruar se një test për përdorim droge nëpër shumë nivele shtetërore do të mund të çudiste me rezultate.
“Narko-Test për vendimmarrësit. Një test për përdorim droge nëpër shumë nivele shtetërore do të mund të çudiste me rezultate”, ka shkruar ai.
Tutje ai shkruan se këtë test le ta bëjnë të gjitha nivelet vendimmarrëse, ata dhe ato që paguhen nga taksat tona.
“Kjo nuk është shaka. Le ta bëjnë Narko-Testin të gjitha nivelet vendimmarrëse, ata dhe ato që paguhen nga taksat tona dhe vendosin se si ta shpenzojnë Buxhetin e Kosovës”, është shprehur Ramadani.
Ai ka sfiduar si fillim Presidencën, Qeverinë dhe Kuvendin, duke shtuar se është një testim i lehtë praktik, që nuk kushton shumë.
“Nuk po paragjykoj, por i sfidoj le ta bëjnë fillimisht:
Presidenca, Qeveria, Kuvendi. Është testim i lehtë praktik, nuk kushton shumë për rrogat i kanë, për 5 minuta secili dhe secila do ta merrte rezultatin”, ka përfunduar ai.
Këtë koment, Ramadani e bëri pas lajmit për arrestimin e ish-asamblistit të LVV-së, Besnik Mujecit, për transport të drogës nga Kosova në Shqipëri përmes linjës së autobusëve./Arbresh.info/
Çfarë po ndodh me aktakuzën e dytë ndaj Thaçit?
Seanca e përbashkët Kosovë-Shqipëri, policia njofton për ndë...
Rama ndan pamje nga Shëngjin-Velipojë: Një nga investimet më...
Projektligji i mbështetur nga Trump, dështon në Dhomën e Për...
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...