Tush Frroku, i dyshuar për vrasjen në kafiterinë e Klinës, dorëzohet në Polici

17:40 | 15 Gusht 2023
E.K

Tush Frroku, personi i dyshuar për vrasjen në kafiterinë në Klinë, është dorëzuar në Polici.

Lajmin për Arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Nikqi tha se i dyshuari pritet të intervistohet me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe do të ndalohet për 48 orë.

“Tush Frroku gjendet në stacion policor, i njëjti do të ndalohet fillimisht me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë, ndërkaq brenda afatit ligjor prokurori i shtetit do të parashtroj kërkesen e paraburgimit ndaj tij për vepren “vrasje e rëndë”, deklaroi Nikçi.

Tutje Nikqi , ka thënë se për kërkimin e Tush Frokut ka pasur kërkime intensive nga Policia e Kosovës, ku me autorizimin e prokurorit të shtetit, ka pasur dhjetra bastisje në tërë teritorin e Kosovës dhe kjo ka ndikuar që të sigurohet prezenca e të pandehurin në procedur penale./Arbresh.info/

Të ngjashme