Google ADS

Chelsea nuk ka të ndalur, Olise synimi i radhës

17:17 | 15 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Chelsea thuhet se ka aktivizuar klauzolën e lirimit prej 35 milionë funte në kontratën aktuale të Michael Olise me Crystal Palace.

Chelsea ka qenë admirues i francezit gjatë gjithë verës, me Blutë që thuhet se kanë rivalizuar Manchester Cityn në një lëvizje për mesfushorin.

Sipas raporteve nga Evening Standard vetëm dje, një tarifë prej 45 milion funte ishte përmendur si tarifa e propozuar  por Chelsea tani, sipas The Athletic, ka aktivizuar klauzolën.

Me Moises Caicedo nga Brighton të konfirmuar vetëm dje, rindërtimi i Chelsea tregon pak shenja ngadalësimi, me mesfushorin e Southampton, Romeo Lavia, gjithashtu i vendosur të ndjekë ekuadorianin nga dera./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme