Arsenali ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e portierit David Raya nga Brentford në formë huazimi deri në fund të sezonit 2023/24.
Klubi londinez është i interesuar të përforcoj edhe më shumë skuadrën për të luftuar për titull këtë sezon në Ligën Premier.
Pas mbyllen sezonin e kaluar në vendin e dytë, ekipi i Mikel Artetës bëri transferimi të mëdha si Declan Rice, Kai Havertz dhe Jurrien Timber.
Megjithatë, drejtuesit e klubit nga Emirates janë përkujdesur të krijojnë konkurrencë edhe në portë, duke marrë spanjollin Raya nga Brentford.
Është vet klubi londinez që ka konfirmuar huazimin e Rayas për një sezon me mundësi blerje, ndërsa nuk ka publikuar detaje tjera.
“Portieri ndërkombëtar spanjoll David Raya na është bashkuar nga Brentford në një huazim për një sezon. Si pjesë e marrëveshjes, ekziston një mundësi për ta bërë këtë lëvizje të përhershme”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.
Megjithatë, mediat angleze raportojnë se Arsenali ka paguar tre milionë funte (3.5 milionë euro) për huazim, me mundësi blerje për 27 milionë funte (31.5 milionë euro).
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...