‘Telenovela Kylian Mbappe’ vazhdon me një kapitull të ri, përkundër se sulmuesi është rikthyer në stërvitje me PSG-në.
Pas rikthimit në stërvitjet e ekipit të parë, në rendin e ditës është rinovimi i mundshëm i kontratës me PSG-në, por duket se francezi është i vendosur për të mos vazhduar bashkëpunimin.
PSG dëshiron të vazhdojë kontratën me Kylian Mbappen në mënyrë që të shmangë largimin e sulmuesit pas një viti me parametra zero.
Pavarësisht kësaj, e përditshmja franceze L’Equipe thekson se zgjatja e kontratës nuk është konsideruar asnjëherë në takimin mes futbollistit dhe klubit dhe Kylian Mbappe ende pohon se nuk do ta zgjasë kontratën deri në vitin 2025.
Sipas informacioneve të gazetës franceze, ylli francez mund të falë disa para si një gjest mirënjohjeje për kthimin në ekip.
Vlerësohet se shuma që Mbappe do të falte do të nënkuptonte një kursim prej 100-150 milionë euro për PSG-në, një gjest që ‘L’Equipe’ e përshkruan si një ‘sakrificë personale’.
Mbappe tashmë e ka bërë të qartë në disa raste se ai synon të largohet nga klubi kur t’i skadojë kontrata në vitin 2024.
Prandaj, një rinovim me një klauzolë të mundshme të daljes së dakorduar do të ishte alternativa më e mirë për të dyja palët, edhe pse për momentin duket larg një marrëveshje. /Telegrafi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?