Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, bashkëpunimin e shqiptarëve të Luginës me qeverinë e Kosovës po tenton ta paraqesë si tentativë për destabilizim dhe “krijim të Shqipërisë së Madhe”.
Përmes një postimi në Facebook, Kamberi tha se “bashkëpunimi me shtetin amë” është njëra nga të drejtat fundamentale të pakicave në Kushtetutën e Serbisë, shkruan Arbresh.info.
“Patur parasysh këtë, afërsinë gjeografike, lidhjet e përditshme e tradicionale, sidomos ato institucionale me Republikën e Kosovës, janë parakusht i avancimit të pozitës dhe mirëqenies së Shqiptarëve në Luginë të Preshevës.”, shkroi ai.
Tutje ai pyeti se “Pse e pengon kjo presidentin e Serbisë dhe deklarohet kundër normës fundamentale kushtetuese?”
“Pse për presidentin e Serbisë qenkan destabilizuese mardhëniet tona normale me Kosovën, ndërkohë që sipas tij janë konstruktive aventurat e tij në çdo cep të Ballkanit Perëndimor ku jetojnë serbët?”, pyeti deputeti Kamberi.
Tutje, ai se sipas presidentit Vuçiq ëhstë normale takimi me liderët serbë të Kosovës në Rashkë, sa herë që e sheh të arsyeshme.
“Është normale që me tona nacionaliste nëpër tubimet e tija përkrahëse në Beograd masës t’i drejtohen liderë radikal serb nga rajoni, përfshi këtu Knezevicin e Malit të Zi. Është normale që ai bashkë me Dodikun e Srpskas të realizojë takime trepalëshe me Patriarkun serb për të ardhmen e “Botës serbe”.”, tha ai.
“Është normale të kërcënojë ekzistencën e Bosnjës si shtet unitar e të shfaqë ambicie destabilizuese në Mal të Zi, Maqedonin e Veriut e në Kosovë. Madje, sipas tij është normale që me fluturaket ushtarake serbe fshehurazi të disponojë Dodik saherë të ketë nevojë.”, vazhdoi ai.
Ndërkaq, siç tha Kamberi, sipas logjikës së presidentit serb vetëm serbët duhet t’a kenë këtë të drejtë.
“Të tjerëve kjo e drejtë, kur tentojnë t’a materializojnë, jo vetëm që i mohohet, por tentohet në vazhdimësi të satanizohen Kjo logjikë e ka mbështetjen në mitin mesjetar se serbët janë popull hyjnor – qendra e Ballkanit – ndërsa të tjerët, në periferi, janë barbarë. E pakuptimtë dhe e pa pranueshme. Një logjikë të tillë nuk mund të na imponojë autokrati në krye të shtetit.”, tha ai.
Ndër të tjera, deputeti Kamberi tha se sipas presidentit të Serbisë shqiptarët e Luginës nuk duhet të ndërlidhin fatin e tyre me Kosovën.
“E as kërkesat tona për reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë nuk do duhej të jenë agjendë e bisedimeve. Kjo e frikson presidnetin serb e për këtë ai po na sulmon vazhdimisht.”, shkroi Kamberi.
Sipas tij, angazhimi politik i shqiptarëve të Luginës nuk ka pasur për qëllim destabilizimin teksa shtoi se Serbia po vazhdon së refuzuari kërkesat e tyre për drejtësi, barazi dhe liri.
“Gjithëherë kemi këmbëngulur në avancimin e pozitës së shqiptarëve dhe realizimin e të drejtave tona fundamentale. Serbia ka qenë dhe po vazhdon të jetë ajo që po refuzon kërkesat tona legjitime për drejtësi, barazi, liri.”, tha ai.
“Të drejtat janë univerzale. Ato nuk janë mëshirë e shtetit. Njeriu i fiton me lindje. Së paku kështu e thonë teoritë moderne për të drejtat e njeriut.Prandaj nuk mund të ketë drejtësi dhe paqe afatgjate në këtë rajon të brishtë duke tentuar të krijohen pakicat apo popujt hyjnorë. Evropa dhe Ballkani e kanë provuar këtë disa herë dhe përfundimi kanë qenë luftrat e përgjakshme”, ka theksuar ai.
Ai ka thënë tutje se në vend të krimilazimit të kërkesave legjitime të pakicave dhe shmangies së përgjegjësisë nga tri marrëveshjet e nënshkruara, është koha që Serbia të reflektojë në realizimin e obligimeve të marra./Arbresh.info
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve