Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur pozitive relacionet në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, teksa thotë se të njëjtat po avancohen dita ditës.
Në një konferencë për media në Dragash, atje ku Osmani ka vizituar kryetarin e kësaj komune, ka thënë se e vetmja kërkesë e institucioneve të Kosovës është që gjithçka të bëhet në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të mbrojtjes dhe të drejtave të njeriut, të mbrojtjes të komuniteve jo-shumicë, dhe duke respektuar rolin shtet formues.
“Sa i përket çështjes së Maqedonisë së Veriut, është një nga fqinjët më të çmuar të Kosovës. Një ndër shtetet që e kanë njohur pavarësinë e shtetit tonë në momentet më kritike. Komunikimi mes qytetarëve tanë dhe të Maqedonisë së Veriut gjithnjë ka qenë i shkëlqyeshëm dhe këto relacione po avancohen dita e ditës. Shqiptarët që jetojnë atje janë një urë lidhëse e fuqishme në këtë drejtim në çdo fushë të jetës. Në tubime askush nga organizatorët nuk e kontrollon çdo qytetar se çka ka në dorë, por natyrisht nëse institucionet e M.V kanë ndonjë shqetësim, e vetmja kërkesë që ne kemi si institucione është që gjithçka të bëhet në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të mbrojtjes dhe të drejtave të njeriut, të mbrojtjes të komuniteve jo-shumicë, dhe duke respektuar rolin shtet formues”, ka thënë ajo.
“Kam pasur një vizitë të shkëlqyeshme, e falënderoj presidentin Pendarovski për mirëpritjen, edhe kryeministrin, kjo besoj është një keqkuptim i vogël që kur kemi vullnet të dyja palët gjithnjë tejkalohet duke e ditur që të gjitha institucionet e Kosovës janë të interesuara për relacione pozitive gjithnjë në rritje me Maqedoninë e Veriut. Si udhëheqëse e politikës së jashtme kam kërkuar informacione nga ambasada por nuk kam pranuar diçka zyrtarisht. Këtë e shoh si diçka që ka qenë lëvizje e një qytetari por jo diçka institucionale e organizuar”, shtoi më tej ajo, shkruan dukagjini.
Ndryshe, organet e ndjekjes penale nuk kanë treguar nëse kanë vepruar, pas thirrjes së presidentit maqedonas, Stevo Pendarovski, për sanksionimin e organizatorëve të dy ngjarjeve në Maqedoninë e Veriut, ku mori pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Më 11 gusht, Kurti mori pjesë në dy ngjarje në Çair dhe Tetovë, komuna të banuara me shumicë shqiptare.
Presidenti maqedonas, Pendarovski, më 13 gusht tha se “organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen për shkak të injorimit të simboleve shtetërore, por edhe për shkak të vendosjes së ikonografisë provokuese nacionaliste që promovon ide shoviniste të shteteve të mëdha”.
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...