Policia e Shqipërisë ka arrestuar asamblistin e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Besnik Mujeci, si të dyshuar për transport të lëndëve narkotike nga Prishtina në Tiranë.
Mujeci është arrestuar si pjesë e një grupi prej pesë personave, të cilevë shteti shqiptar u ishte venë në ndjekje nga janari i këtij viti.
Policia u ka sekuestruar 11 300 tableta ekstazi MDMA me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.
“Pamje gjatë operacionit policor të koduar “Punisher 2”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit Mithat Ramadani 30 vjeç dhe Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Shtetasit e arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugëve “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11 300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit./Arbresh.info/
Veliaj thirrje studentëve: Rezervoni online dhomën e konvikt...
Mbi 3.000 të vrarë në Liban gjatë 1 viti lufte mes Izraelit ...
Bislimi: Shkalla e papunësisë ka rënë nga 23.8% në 10.8%
E kapën me forcë Sarën për ta hedhur në pishinë – Del klipi ...
“Ndryshimi po vjen”, Abdixhiku ia rikujton Kurti...
Jonida Vokshi: Çdo dalje time nga sonte ia dedikoj engjëllit...