Mëngjesi i së hënës ishte fatal për 17-vjeçarin, i cili bashkë me dy persona të tjerë u vetëaksidentuan te rrethrrotullimi në Prishtinë, pasi vetura e tyre kishte humbur kontrollin dhe kishte rënë nga ura.
17 vjecari, përkundër trajtimit që po merrte në QKUK, nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra në aksident. Ai vdiq rreth orës 22:00 të së hënës.
Dy të aksidentuarit tjerë që gjendeshin në veturë me të, janë jashtë rrezikut për jetë dhe po vazhdojnë trajtimin në Klinikën Torakale në QKUK.
Turpi i pajetë i 17-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjorë për Obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.
Sipas policisë, vetura me të cilën ishte 17 vjeçari dhe dy të tjerët ishte me targa të Gjermanisë dhe sipas tyre aksidenti kishte ndodhur pasi shoferi kishte humbur kontrollin, duke goditur rrethojat mbrojtëse në rrethrrotullim, dhe si pasoj e kësaj ka rënë nga ura poshtë.
Ndërkohë, aksidentet në trafik janë shpeshtuar, sidomos gjatë sezonës së verës, për shkak të fluksit të madh të mërgimtarëve që vinë në vendlindje.
Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë raportuar 74 aksidente trafiku me dëme materiale. Sipas policisë, 26 aksidente janë më te lënduar.
40 persona kanë humbur jetën dhe mbi 7 mijë të tjerë janë lënduar, si pasojë e aksidenteve që kanë ndodhur në Kosovë në gjashtë mujorin e parë të këtij viti./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...