Një person ka raportuar në polici se gjatë ditës së djeshme në Prishtinë se një person i panjohur nga vetura ka shtënë disa herë në drejtim të tij.
Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja dhe një telefon mobil.
Organet e rendit njoftojnë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtutjeshme hetimore.
“Prishtinë 14.08.2023 – 12:59. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një person i panjohur nga vetura ka shtënë disa herë në drejtim të tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja dhe një telefon mobil. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtutjeshme hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...