Real Madrid dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin e portierit Kepa Arrizaba-Laga për sezonin 2023-2024.
Futbollisti 28-vjeçar do të zëvendësojë përkohësisht Tibo Kurtua, i cili do të mungojë për disa muaj pasi këputi ligamentin e kryqëzuar në gjurin e majtë gjatë një seance stërvitore të enjten e kaluar.
“Blutë” e Londrës blenë Kepan nga Atletik Bilbao në vitin 2018 për shumën rekord të 80 milionë Eurove, por lojtari nuk është më në planet e klubit londinez që këtë verë nënshkroi me Robert Sançez që luante me Braiton.
Në total, ai ka luajtur në 163 ndeshje për Çelsin, që nga transferimi i tij. Kepa kishte ngjallur interesim edhe të Bajern Mynih, që është në kërkim të një gardiani pasi Manuel Nojer ka ende nevojë për kohë t’u rekuperuar.
“Los Blankos” ishin duke shqyrtuar 8 altenrativa për të zëvendësuar Kurtua, por në fund zgjodhën 28-vjeçarin./tvklan
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para