Përurohen shkallët te Posta, Rama premton vendosjen e një ashensori

23:52 | 14 Gusht 2023
E.H

Pas më shumë se katër dekadash, shkallët te “Posta e Madhe”, kanë marrë pamje tjetër.

Përurimin e tyre e ka bërë mbrëmjen e sotme, kryetari i Prishtinës Përparim Rama.

“Shumë shpejt do të vendoset ashensori për t’ua mundësuar qasjen personave me aftësi të kufizuar dhe nënave me karrocë fëmijësh”, tha Rama.

Ai shtoi se në këtë zonë është shtuar gjelbërimi.

“Dhe e kemi ndriçuar gjithë zonën”, i pari i Prishtinës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme