Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka shkuar në Vlorë me traget, aty ku u prit nga vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Pas mbërritjes në tokën shqiptare, Meloni është takuar me Ramën, tek vilat qeveritare në qytetin bregdetar të Vlorës.
Meloni i ndërpreu pushimet e saj në një fermë pranë Ceglie Messapica në Puglia, ndërsa shoqërohet nga familja e saj për një vizitë në bregdetin e Vlorës, duke pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama.
Sipas burimeve së bashku me kryeministren është edhe bashkëshorti i saj Andrea Giambruno dhe vajza e saj Ginevra.
Sipas Corriere në agjendën e saj është edhe një vizitë në shtëpinë e Ramës, ndërsa ende nuk dihet se sa do të zgjasin pushimet në tokën shqiptare.
Prej muajsh Shqipëria po përballet me bum turistësh nga e gjithë bota, përfshi edhe italianët. Kujtojmë se edhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair ndodhet në Shqipëri, ai mbërriti në Himarë me helikopter mbrëmjen e së dielës./Top Channel/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...