Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar bënë të ditur se pika kufitare më e ngarkuar është te Dheu i Bardhë, në dalje të Kosovës për në Serbi.
Pritjet në këtë pikë kufitare zgjasin deri dy orë e 30 minuta, ndërsa kolona është e gjatë 1 mijë metra, shkruan Arbresh.info.
Për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presin deri një orë.
Pothuajse e njëjtë është situata edhe në pikën kufitare në Merdarë.
Mërgimtarët në këtë pikë kufitare po presin deri dy orë e 20 minuta për të dal nga vendi, ndërsa për të hyrë 3-5 minuta.
Në Muçibabë për të dal nga Kosova, qytetarët po presin deri një orë e 10 minuta.
Ndërsa në Mutivodë dhe Jarinjë deri 40 minuta.
Pikë kalimet e tjera kufitare janë më të lira për qarkullim./Arbresh.info
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...