Google ADS

Kosova U19 zhvillon miqësore me Malin e Zi

15:08 | 14 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e femrave është nisur për në Rozhajë, ku do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Malin e Zi.

Pjesë e ekspeditës është edhe përzgjedhësja e Kombëtares A, Anneli Andersen, e cila do të shohë nga afër potencialin e lojtareve të reja, të cilat në të ardhmen do ta bartin barrën në Kombëtaren A.

Ndeshja e parë do të zhvillohet nesër (më 15 gusht) në orën 17:30, derisa ndeshja e dytë të enjten (më 17 gusht), në orën 10:00.

Paraprakisht Kombëtarja U19 nën drejtimin e Albina Rrahmanit ka mbajtur përgatitje triditore në Kampin Nacional në Hajvali./Arbresh.info/

Të ngjashme