Google ADS

Kolgeci: Dy të lënduarit e aksidentit të mbrëmshëm janë në gjendje stabile

11:41 | 14 Gusht 2023
A Z

Dy persona të lënduar në aksidentit e mbrëmshëm në rrethrrotullim në lagjen “Lakërishtë” në Prishtinë, janë në gjendje stabile shëndetësore.

Këtë e ka konfirmuar për Arbresh.info drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale në QKUK, Nazmi Kolgeci.

Ai ka sqaruar se pas trajtimit të Emergjencë të njëjtit janë transferuar në këtë Klinkë ku u janë bërë ekzaminimet e nevojshme.

Sipas Kolgecit, gjendja e tyre në këto momente është stabile dhe lëndimet nuk janë të rënda.

“Në orët e hershme të mëngjesit kemi pranuar dy pacientë. Lëndimet janë të toraksit me kontuzion torakal dhe hemoteraks minimal. Gjendja momentalisht është stabile”, tha Kolgeci./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Aksidenti te rrethrrotullimi në Prishtinë, tre persona të lënduar

Të ngjashme