Google ADS

Vetaksidentohet një shtetas gjerman në Gjilan, arrestohet

11:18 | 14 Gusht 2023
E.G

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar të dyshuarin me shtetësi gjermane, pasi i njëjti, teksa po drejtonte motoçikletën pa targa, kishte humbur kontrollin dhe kishte goditur murin e një shtëpie në Gjilan.

Si pasojë e aksidentit është lënduar i dyshuari dhe pasagjeri, shkruan Arbresh.info

“VET AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA TRUPORERr. Hasan Tasini, Gjilan, 13.08.2023 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Gjermanisë për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar motoçikletën pa targa kishte humbë kontrollin mbi drejtimin e saj dhe  kishte goditë murin e një shtëpie. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kishte pësuar i dyshuari dhe pasagjeri, viktima mashkull  kosovar dhe janë shkaktuar dëme materiale. I dyshuari pas marrjes së ndihmës mjekësore është liruar, kurse pasagjeri mbetet për tretman mjekësor.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme