Google ADS

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 65 vjeçarit në Mitrovicë

09:40 | 14 Gusht 2023
E.G

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” .

Sipas njoftimit të Policisë, më 12 gusht, rreth orës 17:15 është raportuar se në rrugën e UÇK-së në Mitrovicë, një person është gjetur pa shenja jete, shkruan Arbresh.info.

Rasti ishe kualifikuar si vdekje e dyshimtë, por pas autopsisë dhe si rrjedhojë e hetimeve, është arrestuar personi i dyshuar Xh.N i moshës 43 vjeçare.

Siç bën të ditur Policia, në cilësi të provës materiale është konfiskuar vetura e viktimës e cila është gjetur në posedim te i dyshuari.

 Me aktvendim të prokurorit,  të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndërsa, rasti nga vdekje e dyshimtë është ri-kualifikuar në veprën penale “vrasje e rëndë”/Arbresh.info

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i  dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë

Mitrovicë, 14 gusht  2023

Me 12.08.2023, rreth orës 17:15 është  raportuar se në rrugën e UÇK -së,  në Mitrovicën e Jugut,  një person është gjetur një person pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes  është identifikuar se peroni i pajetë është  viktima S. M., 65 vjeçar. Fillimisht rasti është kualifikuar si vdekje e dyshimtë, prokuroi i rastit ka urdhëruar që trupit të viktimës t’ i bëhet autopsia në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Si rrjedhojë e hetimeve intensive nga ana e hetuesve të  Sektorit Rajonal,  me datën 13 gusht 2023, mbi dyshime të bazuara për përfshirje në rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar Xh. N., 43 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Lidhur me rasti në cilësi të provës materiale është konfiskuar vetura e viktimës e cila është gjetur në posedim te i dyshuari.

Me aktvendim të prokurorit,  të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndërsa, rasti nga vdekje e dyshimtë është ri-kualifikuar në veprën penale “vrasje e rëndë”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme