Drejtoresha e Arsimit në Komunën, Besianë Musmurati tha se janë duke i ndërtuar dy shkolla dhe tri çerdhe të reja, në lagjet e Prishtinës.
Ajo theksoi për Ekonomia Online se janë rinovuar gjithsej 15 shkolla dhe se rinovim i tërësishëm është duke bërë në 5 shkolla të Prishtinës “Naim Frashëri”, “Gjergj Fishta”, “Metro Bjaraktari”, “Hoxhë Kadri Prishtina” dhe “Gjin Gazulli”.
Kjo sipas saj, mund të shkaktojë vonesa për disa shkolla që mësimi mos të fillojë më 1 shtator. Por që po bëjnë përpjekjet e nevojshme që nxënësit të mos humbin asnjë ditë mësim.
“Këtë vit kemi filluar me ndërtimin e shkollave të reja siç është ndërtimi i shkollës ‘7 Shtatori’ jemi duke e bërë ndërtimin e një shkolle të re në Veternik që ka qenë një lajm i mirëpritur për një kohë të gjatë prej banorëve të Veterrikut, po ndërtojmë çerdhe të reja, kemi çerdhen ‘Xixëllonjat’ në Pejton, kemi një çerdhe të re në Dardani dhe një çerdhe në Kolovicë, si dhe po punojmë gjatë gjithëkohës që të përmirësojmë në përgjithësi infrastrukturën shkollore”, transmeton Klankosova.tv.
“Renovim të thellë i kemi 5 shkolla, kjo nënkupton që shtatori do t’i gjej me të vërtetë në një gjendje komplet tjetër, shumë më të mirë, por renovime kemi bërë diku në rreth 15 shkolla të Prishtinës gjithsej, që nënkupton ndërrim të dyerve, dritareve, sanim të dyshemeve e kështu me radhë, por rinovim të thellë jemi duke e bërë në 5 shkolla të Prishtinës, shkollat Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Metro Bjaraktari, Hoxhë Kadri Prishtina dhe Gjin Gazulli”.
“Përgatitjet e nevojshme janë bërë gjatë gjithë kohës, ka disa shkolla që jemi duke i rinovuar plotësisht sepse kanë qenë për një kohë të gjatë në një gjendje jo shumë të mirë edhe kjo do të ndikojë që ndoshta në disa shkolla me pas pak vonesa, por po punojmë shumë që një gjë e tillë të mos ndodh, ne e patëm vjet edhe çështjen e grevës edhe pastaj mësimi në fund të vitit është shty, kjo ka ndikuar që edhe periudha ku na mundemi me intervenuar me renovime ka qenë më e shkurtë, por kjo ka me qenë përjashtim për dy tre shkolla në maksimum që mundet me u shty pak ose nëse mundemi po e shohim mundësinë që me i funksionalizuar disa shkolla që me mbajtur mësim dhe mos e humb asnjë ditë mësimore deri sa të përfundon renovimi i thellësishëm”.
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri