Teksa vazhdojnë aksionet e Ujësjellësit Rajonal Prishtina për shkyçjen e atyre që furnizohen ilegalisht me ujë dhe borxhlinjve, disa lagje të Prishtinës kanë problem me furnizim.
Banorët shprehen të pakënaqur për furnizim të parregullt nga ujësjellësi me ujë të pijshëm.
Ndërsa faji për këtë problematikë i lihet rritjes së kërkesës për ujë, pas ndërtimit të zonave të reja urbane në kryeqytet.
Rexhë Kukalaj, banor i lagjes “Qëndresa” në Prishtinë thotë se në lagjen ku jeton reduktimet e ujit shkojnë deri në 5 orë.
Kjo është përditshmëria me të cilën ballafaqohen banorët e disa lagjeve në kryeqytet.
Ndonëse furnizimi me ujë të pijes në pjesën e paradites është stabil, gjendja ndryshon pas orës 17:00.
Në mungesë të ujit, banorët e lagjes “Qëndresa” detyrohen të bëjnë zgjidhje përmes bunarëve e rezervuarëve.
Thonë se kjo situatë ka kohë që i përcjell ata.
“Ne problemin më të madh e kemi që në mbrëmje, asnjëherë nuk ka ujë, sidomos kur ka shi mundet me pas pengesa. Zakonisht prej 17:00 deri 23:00 nuk ka”, tha se Rexhë Kukalaj, banor i kësaj lagje.
Edhe banorë të tjerë të lagjes thonë se kanë probleme të mëdha me ujë.
Shumica e shtëpive kanë puse të hapur si alternativë për furnizim, ndonëse uji nuk është i pijshëm.
“Po duhet ndonjëherë me rezervuar se i kemi fëmijët e vegjël… ” tha Fana Rrecaj, banore e Lagjës “Qëndersa”.
Në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “ Prishtina” thonë se problem qëndroni te rritja e kërkesës për ujë, pas ndërtimit të zonave të reja urbane në kryeqytet.
“Zakonisht problemet me ujë të pijes janë të fokusuar në zona urbane të ndërtuara pas luftës… ndërtimet e reja i bëjnë të pamjaftueshme burimet që ne i kemi në dispozicion, prandaj duhet investuar nga komunat në infrastrukturat përkatëse të rrjetit”, deklaroi mes tjerash Arjeta Mjeku, zëdhënëse e KRU “Prishtina”.
Komuna e Prishtinës thotë se janë duke punuar në këtë drejtim për në gjetjen e një zgjidhjeje.
Për mungesë të ujit në këtë lagje, ditë më parë ishte bërë edhe një peticion i banorëve drejtuar komunës së Prishtinës. Sidoqoftë, e njëjta problematikë qëndron edhe në lagjen e “Emshir” dhe disa lagje tjera të kryeqytetit./rtk/
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...