Reperi i njohur shqiptar, Capital T, të premten ka mbajtur koncertin e tij, “Time Capsule II” në Prishtinë.
Me pjesëmarrjen e shumë yjeve të estradës dhe rap-artistit ndërkombëtar, Akon, reperi dhuroi një spektakël të vërtetë para mijëra spektatorëve.
Një ditë pas përfundimit të koncertit, reperi prishtinas ndau me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram një sërë fotografish, ku mes të tjerash përshkroi edhe emocionet e tij të mbrëmjes të së premtes.
Ai falënderoi fansat nga të gjithë trevat shqiptare që udhëtuan për të parë këtë koncert – i cili ka qenë një ëndërr e tij e përjeteshme./Telegrafi
Ky është shkrimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):
“Hej Prishtinë. Tash u zgjova nga ëndrra… Ende s’jam në gjendje ta perceptoj at që ka ndodh mbrëmë. Po kërkoj dikush me m’picku. M’keni bo mu ndi njeri ma me fat n’botë dhe çdo dilemë, frikë, pasiguri, apo ide për t’u tërhequr ka marrë përgjigje dje. PO, ia ka vlejt gjithçka kam kalu. Ky është rrugëtimi më i bukur i jetës sime dhe s’do kish qenë kurrë kështu pa JU. Dhe unë s’du tjetër veçse me ju thënë FALEMINDERIT secilit prej jush që ishin dje për mua aty. Ju që keni ardh nga (lagjet e Prishtinës që përmendi 2PO2). Ju të tjerëve që keni ardh nga Peja, Gjakova, Prizreni, Gjilani, Ferizaji ,Mitrovica, Vushtrria, Drenica, Podujeva juve që erdhët nga Tirana ime, mërgimtarëve të Kosovës. Gjithsecilit që dje, në mes të muajit më të nxehtë të verës, mund të zgjidhnit të ishit kudo, në det a mal, club a shtëpi; por s’e bëtë. Lat gjithçka për të qenë ME MUA, PËR MUA. Djali i Prishtinës e pa realitet ëndrrën e tij falë jush dhe përveçse me shumë punë për muzikë të mirë s’di si t’ju thotë FALEMINDERIT. Ishalla ia dal që gjithë këtë dashni që ma keni dhënë, t’mund t’jua kthej në tjera “shenja” me muzikën time në jetën tuaj. Dikush më tha mbrëmë se me ty kemi festu dashninë e ‘qajt’ ndarjen e kemi kalu shumë momente të rëndësishme në jetë, Tash e tutje, dashtë Zoti veç gëzojmë bashkë. Zoti ju bekoftë krejtve! Ju don, Trimi! Faleminderit Zot”, ka shkruar Capital T në Instagram.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...