Pensionistët mirëpresin vendimin për lirim nga pagesa në Pishinën e Gërmisë

12:01 | 12 Gusht 2023
Diellza Gashi

Që nga 9 gushti deri në përfundim të këtij muaji, të gjithë pensionistët, por edhe disa kategori të tjera do kenë mundësinë të lahen në Pishinën e Gërmisë pa pagesë.

Ky vendim është mirëpritur nga pensionistët.

Ata për Arbresh.info, thonë se ka qenë e nevojshme një iniciativë e tillë.

Po ashtu, ata thonë se kushtet që ofron kjo pishinë janë mjaft të mira.

Për idenë e kësaj iniciative për Arbresh.info ka folur Bardh Krasniqin, kryeshef ekzekutiv në Ndërmarrjen Publike Lokale Sport Marketing.

Ai thotë se ky vendim ka qenë në plan të fuqizohet në fillim të sezonës, por është vonuar pak për shkak të proceduarave që duhet të ndërmerren në këtë ndërmarrje.

Po ashtu, Krasniqi bën të ditur se përpos pensionistëve, pishinën pa pagesë mund ta shfrytëzojnë edhe Qendra e Sidromit Doën, zjarrfikësit dhe fëmijët deri në moshën 6 vjeçare.

Në fund, ai u ka bërë thirrje prishtinasve që ta vizitojnë Pishinën e Gërmisë, pasi sipas tij, kushtet që ofrohen janë të mira./Arbresh.info/Edona Krasniqi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme