Policia Rajonale e Ferizajt ka shtuar masat e sigurisë në rajonin e Ferizajt, ku janë angazhuar të gjitha stacionet e rendit : Ferizaj, Kaçanik , Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit.
Përmes një komunikate për media, thuhet se policia e këtij rajoni ka shtuar masë të sigurisë edhe në njësitet nga Sektori i Hetimeve Rajonale, Njësia e Reagimit të Shpejtë dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, shkruan Arbresh.info.
Tutje, se aktivitetet dhe patrullimet policore, kryesisht janë fokusuar në qendra urbane, në ato pjesë ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate dhe frekuentim më të madh të qytetarëve.
Policia Rajonale me kohë i ka koordinuar detyrat e saj me organet e drejtësisë, për trajtimin e rasteve eventuale që mund të iniciohen gjatë zbatimit të këtij plani.
“Nga data : 08-11/08/2023 ka realizuar këto aktivitete: Janë realizuar 147 patrullime në zona urbane, janë realizuar 226 pika kontrolli të automjeteve, janë realizuar 26 pika kontrolli me alkool test, janë realizuar 67 pika kontrolli me radar, janë kontrolluar 1,645 vetura, janë legjitimuar 1,895 persona, janë kontrolluar 21 lokale, janë arrestuar 9 persona, janë konfiskuar 5 armë të zjarrit dhe sasi e municionit”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu bëhet e ditur se Policia Rajonale e Ferizajt do të shtojë kontrollet policore ndaj personave, automjeteve dhe lokaleve me qëllim të gjetjes dhe konfiskimit të gjërave të ndaluara me theks të veçantë armëve dhe mjeteve tjera të rrezikshme për jetën.
Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim . Për të gjitha rastet kriminale të lajmërojnë menjëherë policinë./Arbresh.info/
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...