Rikthimi i Neymarit në Barcelonë ka qenë një temë e nxehtë diskutimi së fundmi.
Kur kapiteni i ri i Blaugranas, Sergi Roberto u pyet nëse ishte i emocionuar për lëvizjen e mundshme të brazilianit, mbrojtësi zbuloi se çfarë ka diskutuar me të.
“Sigurisht, jam i emocionuar. Ai është ish-shoku im dhe një mik. Ne kemi përjetuar shumë gjëra të mira së bashku. Kur ai ishte në ekip, ato ishin disa nga vitet më të mira që kam pasur këtu, te Barça. Ne fituam gjithçka”, ka thënë mbrojtësi.
“Ai është një lojtar shumë i ndryshëm nga të gjithë të tjerët, jam i sigurt se do të na ndihmonte shumë, por në fund nuk jam unë ai që vendos. Pra vendimmarrësit, pavarësisht nëse ai vjen apo jo, do të vendosë se çfarë është më e mira për klubin”.
“Ajo që duam është të kemi ekipin më të mirë të mundshëm për të konkurruar për gjithçka dhe për të pasur lojtarët më të mirë”.
“Kam biseduar me të (së fundmi). Nuk mund të jap detaje, është private, por ai dëshiron të kthehet, kjo është e sigurt”, ka shtuar më tej Roberto.
Katalanasit janë duke eksploruar në mënyrë aktive mënyra për të inkorporuar yllin brazilian në skuadrën e tyre, por gjithçka varet nga faktorët financiarë. /Telegrafi/
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...