Google ADS

SHBA vendos sanksione të reja ndaj katër individëve dhe një entiteti në goditjen e fundit ndaj Rusisë

19:00 | 11 Gusht 2023
KRG

Shtetet e Bashkuara po zgjerojnë sanksionet ndaj individëve dhe subjekteve të lidhura me regjimin e Vladimir Putinit në Rusi, ka njoftuar Thesari.

Katër individë dhe një ent janë të fundit që i janë shtuar listës së zgjeruar të sanksioneve të SHBA-së – pasi kanë shtuar tashmë një numër biznesesh dhe individësh bjelloruse të lidhur me presidentin Alexander Lukashenko në fillim të kësaj jave, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Subjekti i sanksionuar është Unioni Rus i Industrialistëve dhe Sipërmarrësve, konfirmoi Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja.

“Elitat e pasura ruse duhet të heqin dorë nga ideja se mund të operojnë si zakonisht, ndërkohë që Kremlini bën luftë kundër popullit ukrainas”, tha në një deklaratë zëvendëssekretari i Thesarit, Wally Adeyemo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme