Rrjeti i OJQ-ve AVONET, ka deklaruar se si Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit, ka punësuar infermieren A. A., duke mundësuar punësimin e saj të kundërligjshëm edhe pse infermierja nuk është shtetase e Republikës së Kosovës, por është shtetase e Republikës së Serbisë.
Përmes një komunikate për media, AVONET ka bërë të ditur se “Spitali i Përgjithshëm kishte shpallur konkurs për vend të punës për dy tituj të punës për infermiere të përgjithshëm – shkollë e mesme e përgjithshëm të mjekësisë – tetë (8) dhe infermiere të përgjithshëm bachelor – dhjetë (10), të publikuar me datë 17.08.2021 dhe mbyllja e afatit të aplikimit deri me datën 24.09.2021”.
AVONET, po ashtu ka bërë hulumtim për dyshimin se infermierja A.A., nuk kishte plotësuar kushtet e kritereve të konkursit të paraparë në njoftimin e konkursit i cili thotë se duhet të plotësoj kushtin për aplikim, që ishin mes tyre: letërnjoftimi kopje, licenca e punës me afat.
“A.A. , kishte bërë kërkesën për punësim me datën 23.09.2021, duke aplikuar për pozitën infermiere bachelor dhe në aplikacionin e saj nuk ka numër personal, po ashtu adresë së përhershëm nuk figuron dhe për numër kontaktues është ai numër 063 numër të telonisë serbe”, thuhet në komunikatë.
Kjo organizatë ka arritur që të ketë qasje në dokumentet publike dhe sipas tyre, infermierja e punësuar nuk posedon letërnjoftim të Republikës së Kosovës dhe ka vetëm leje qëndrim.
“Në qasjen në dokumentet publike kemi arritur të sigurojmë se ajo nuk posedon letërnjoftim të Republikës së Kosovës dhe ka vetëm leje qëndrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës me datë 23.07.2021, e që në fakt nuk ka plotësuar kushtin e konkursit të cilën është i paraparë që duhet të ketë letërnjoftim dhe atë në nenin 8 të Ligjit Nr. 06/L-114 Për Zyrtarët Publik, i cili e parasheh se për të u punësuar: paragrafi 1. Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë dhe nënparagrafin 1.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, në këtë rast kjo kandidate nuk ka plotësuar këtë kriter ligjor”, thuhet tutje.
Sipas kësaj organizate, komisioni i përzgjedhjes ka mohuar të zbulojë dhe vlerësoj mos përmbushjen e kushteve minimale nga ana e Infermieres A.A.
“Në këtë kontekst, komisioni i përzgjedhjes ka mohuar të zbulojë dhe vlerësoj mos përmbushjen e kushteve minimale nga ana e Infermieres A.A. Shkelja e Ligjit Nr. 06/L-114 ka qenë e qartë dhe e vërtetuar, pasi është konfirmuar se ajo nuk ishte shtetase e Republikës së Kosovës dhe nuk kishte licencë të punës kur ka aplikuar”, thuhet më tej.
“Me këto të gjetura duke u bazuar mbi dyshimet e shkeljeve, keqpërdorimeve dhe tejkalimeve të kompetencave, AVONET ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit të filloj hetimet ndaj: Drejtorit Ekzekutiv të Spitalit si ZKA (zyrtar kryesor administrativ), njësisë për burime njerëzore dhe anëtarëve të komisionit përzgjedhës”.
AVONET ka dërguar raport dhe e ka informuar MSH dhe SHSKUK, ku ka kërkuar nga Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Kryesuesi i Bordit të SHSKUK-së, që nga të gjeturat e hulumtimit të merren masa ndaj personave përgjegjës konform ligjeve dhe rregulloreve./Arbresh.info/
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë