Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka shkarkuar të premten shefat e të gjitha qendrave për rekrutim në të gjitha rajonet e vendit, nën akuzat për korrupsion të cilat, sipas tij, mund të cilësohen si tradhti e lartë.
“Po i shkarkojmë të gjithë komisarët rajonal të ushtrisë”, tha Zelensky në rrjetet sociale, pas një takimi me lidershipin e lartë të ushtrisë.
“Ky sistem duhet të udhëhiqet nga njerëz të cilët e dinë saktësisht se çfarë është lufta, dhe pse cinizmi dhe ryshfeti në kohë luftë është tradhti e lartë”, shtoi ai.
Kievi është duke i rekrutuar ukrainasit në batalione për sulme në kundërofensivën e saj kundër forcave ruse, në përpjekje për ta çliruar vendin nga pushtimi i trupave të Moskës.
Ky vendim pasqyron përpjekjet e Ukrainës për ta luftuar ryshfetin dhe korrupsionin, si pjesë e reformave të thella të kërkuara nga institucionet e Perëndimit, si Bashkimi Evropian, të cilit Ukraina shpreson t’i bashkohet.
“Gjatë inspektimit të qendrave të rekrutimit, agjencitë e sundimit të ligjit zbuluan raste të korrupsionit”, tha presidenca ukrainase në një komunikatë për media.
Presidenca shtoi se këto “përbëjnë kërcënim ndaj sigurisë kombëtare të Ukrainës dhe e minojnë besimin në institucione shtetërore”.
Këshilli i Sigurimit i Ukrainës rekomandoi që shefi i ushtrisë t’i përzgjedhë zëvendësuesit të cilët kanë përvojë në fushëbetejë dhe të cilët janë verifikuar nga shërbimet inteligjente të Ukrainës./REL/
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...