Është arrestuar Besim Zeqiri “Kaça” dyshohet se është “njeriu kryesor” i kontrabandës nga Serbia për në Kosovë.
Forcat speciale të Policisë së Kosovës arrestimin e tij e kanë bërë në afërsi të Çeçevës në veri të vendit.
“Kaça” dhe 4 serbë kanë gjuajtur me armë në drejtim të Policisë së Kosovës.
Për arrestimin e një shqiptari dhe katër serbëve e ka konfirmuar për Arbresh.info zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani.
Sipas Elshanit në momentin që oficerët policorë kanë tentuar t’i ndalojnë të dyshuarit, grupi i ka sulmuar me armë zjarri dhe më pas Policia është kundërpërgjigjur.
“Oficerët e policisë iu përgjigjën zjarrit, por për fat nuk pati viktima”, tha ai.
“Më pas në furgon kanë gjetur cigare dhe kanë konstatuar se ka pasur edhe lëndë narkotike”.
“Pesë të arrestuarit dyshohen për “kontrabandë mallrash”, “posedim të lëndëve narkotike” dhe “sulm ndaj zyrtarit”. Të katër automjetet janë sekuestruar”, u shpreh ai. /Arbresh.info/
Katër serbë dhe një shqiptar gjuajnë në drejtim të Policisë së Kosovës në veri
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...