“Aksioni Goditja” në Pejë, arreston 11 persona, sekuestron 47 copё municion, si dhe 5 armë

12:17 | 11 Gusht 2023
L G

Që nga rastet e fundit ku mbetën të vdekur dy persona në kafiteritë në Prishtinë dhe Klinë, Policia e Kosovës ka shtuar kontrollet e rrepta në afërsi të lokaleve në gjithë vendin.

Kështu Drejtoria Rajonale e Pejës për tre ditë radhazi ka kryer kontrolle të rrepta, kryesisht në afërsi të zonave ku ka më shumë lokale, kafiteri e bare nate, raporton Arbresh.info.

“Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejё, duke përfshirë tё gjitha njësitet dhe Stacionet policore në zbatim të planit operativ “Goditja” nga data 08.08.2023, po vazhdon me detyra dhe aktivitete bazuar nё kёtё plan. Kryesisht në ato zona ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate, tё cilat frekuentohen mё shumё nga qytetarёt, me qëllim ruajtjen e rendit e qetësisë publike”, bënë të ditur policia.

Këtu për tre ditë radhazi, policia në Pejë ka kryer 125 patrulla dhe ka janё realizuar 117 pika tё kontrollit tё automjeteve, janё kontrolluar 644 vetura, janё legjitimuar 480 persona, janё kontrolluar 10 lokale tё ndryshme, raporton Arbresh.info.

“Gjatё këtyre angazhimeve nё terren pёr tre (3) ditё janё realizuar: Janё realizuar 125 patrulla policore, janё realizuar 117 pika tё kontrollit tё automjeteve, janё kontrolluar 644 vetura, janё legjitimuar 480 persona, janё kontrolluar 10 lokale tё ndryshme, janё realizuar 44 pika kontrolli me radar dhe alkool test, janё arrestuar 11 persona, janё sekuestruar 47 copё municion, janё sekuestruar 5 armë” bënë të ditur policia.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, fton të gjithë qytetarët që tё vazhdojnë nё bashkëpunimin me Policinë, me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt për të gjithë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme