Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni Policor Gjilan ka njoftuar se në dy raste të ndara gjatë zbatimit të planit operativ “Goditja 2023” gjatë kontrolleve të veturave dhe personave kanë gjetur armë dhe municion.
Policia përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se në rastin e parë gjatë kontrollit të një veture janë gjetur dhe konfiskuar pesëdhjetë (50) copë fishekë të kalibrit 9 mm, më pastaj gjatë intervistimit tek i dyshuari A.V. (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar shqiptar), është gjetur se ai posedon edhe një armë pistoletë e llojit Zorki të cilën e kishte poseduar të kalibrit 9 mm, cila gjithashtu është konfiskuar, përcjell Arbresh.info.
“Në rastin e dytë Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve nga Stacioni Policor Gjilan gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit A.M. (viti i lindjes 1999, mashkull kosovar shqiptar) është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK 47 dhe një karikator i zbrazët”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dy të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore./Arbresh.info/
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...
Haradinaj i ashpër me ministrin Maqedonci: Po e kursejmë, se...
Rohde me porosi si Hovenieri: Mos e fyeni klubin ku doni të ...
Memli Krasniqi e feston 28 Nëntorin me djalin e Hashim Thaçi...
Chelsea vazhdon serinë e fitoreve në Conference League
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës