Qarkullues të licencuar farmaceutikë kanë ngritur shqetësime se po rrezikohet ekzistenca e disa prej subjekteve farmaceutike, e po ashtu edhe furnizimi me disa barna, për shkak të Ligjit për Çmimin e Produkteve Medicinale.
Sipas tyre, marzha e caktuar e fitimit është e ulët, për çka edhe s?mund t’i mbulojë të gjitha shpenzimet që kanë. Por hyrjen në fuqi të këtij ligji e kanë mirëpritur qytetarët, ndonëse kanë pasur ankesa për çmimet e larta të barnave
Hyrja në fuqi e Ligjit për Çmimin e Produkteve Medicinale rrezikon mbylljen e disa depove farmaceutike në Kosovë, e mungesën e disa prej produkteve medicinale, nga të cilat fitimi nuk është i madh.
Kjo pasi marzha e fitimit e cila është caktuar me këtë ligj, po vlerësohet se s’do të mund t’i mbulojë të gjitha shpenzimet e qarkulluesve të licencuar farmaceutikë, raporton RTKlive.
Sipas kryetarit të Shoqatës së distributorëve farmaceutikë, Milaim Abdullahu marzha e fitimit është më e ulët se nështetet tjera, çka edhe sipas tij, rrezikon funksionimin e disa subjekteve. Pavarësisht miratimit të ligjit, qytetarët vazhdojnë të ankohen për çmimet e larta të barnave.
Megjithatë, pritjet janë që përmes këtij ligji të shmangen çmimet e ndryshme për produkte të njëjta medicinale. Ndërsa, gjobat për ata që veprojnë në kundërshtim me këtë ligj, shkojnë deri në 10 mijë euro.
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...