Google ADS

Turqia goditet nga tërmeti me magnitudë 5.3 shkallësh, lëndohen 22 persona

23:44 | 10 Gusht 2023
E.H

Presidenca turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave konfirmoi të enjten se një tërmet me magnitudë 5.3 goditi provincën Malatya në Turqinë lindore.

“Një ndërtesë e vjetër u rrëzua, duke dëmtuar rëndë dy ndërtesa fqinje”, deklaroi Ministri i Brendshëm i Turqisë, shkruan Anadolu Agancy, transmeton Arbresh.info.

Asnjë vdekje nuk është raportuar, ndërsa 22 persona kanë lëndime të lehta.

Ekipet e menaxhimit të fatkeqësive dhe emergjencave po vazhdojnë të kryejnë hetimet e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme