Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për marrëdhëniet me Kosovën duke theksuar se do të bënte një zgjedhje tjetër sa i përket veriut.
Rama, në një intervistë për gazetën italiane ‘La Stampa’, tha se veriu mund të kthehet në një Donbass të vogël dhe se sipas tij, plani franko-gjerman është një mundësi fantastike për paqe, transmeton Arbresh.info.
Pjesë nga intervista:
Po flisni për infiltrimin e Rusisë dhe Wagnerit, si në Niger? Tensionet në Kosovë, Bosnje gjithmonë në prag të shpërthimit: jeni të shqetësuar se një front i ri do të hapet në Ballkan?
Rama: Me sytë nga e ardhmja, ka shumë për të qenë të sekëlldisur. Por deri para 10 vitesh ishte e pamendueshme që liderët ballkanikë të uleshin në të njëjtën tryezë.
Megjithatë, edhe sot, marrëdhëniet nuk janë të thjeshta. Nuk e takuat Kurtin në Prishtinë, serbi Vuçiç vazhdon flirtin me Rusinë, Dodik kërcënon me shkëputjen e Republikës Srpska. Ku është harmonia?
Rama: Serbia duhet parë ndryshe. Ajo ka një të kaluar shumë serioze si agresore, është autore e një spastrimi etnik që duhet ta lërë pas. E ka ndërtuar politikën e saj të jashtme si një korridor pasqyrash midis Perëndimit, Rusisë dhe Kinës. Serbia duhet të marrë një vendim, por mendoj se do të zgjedhë Perëndimin, botën demokratike.
A nuk e shihni një rrezik Donbass?
Rama: Po, sigurisht dhe jam shumë i shqetësuar, por gjithçka varet nga ne. Askush nuk mund ta ritrazojë Ballkanin nëse nuk i japim shanse. Konflikti në Kosovë mund të bëhet i madh, edhe pse në shkallë të vogla. Situata e pakicës serbe në veri mund të kthehet në një Donbass i vogël. Ëndrra e Putinit. Por Serbia nuk mund të jetë Rusi, edhe sikur të donte.
Ju dhe Kurti, dy liderë shqiptarë nga vende të ndryshme. Çfarë po gabon kryeministri i Kosovës?
Rama: Unë e respektoj atë, por do të bëja zgjedhje krejtësisht të ndryshme. Ai është i fiksuar dhe maksimalist. Ka një mundësi fantastike, planin e paqes franko-gjerman. Marrëveshjet nuk qëndrojnë në tavolina përgjithmonë. Pastaj, historia të bën të presësh./Arbresh.info
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...