Google ADS

Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në veri

16:44 | 10 Gusht 2023
E.G

Policia Kufitare ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në veri të vendit.

Sipas njoftimit, njësia policore gjatë patrullimit në zonën kufitare, përkatësisht në liqenin e Ujmanit, ka vërejtur një barkë të cilën e ka përcjellë dhe e ka identifikuar në vendin e ndaljes, shkruan Arbresh.info.

Tutje thuhet se me të arritur në lokacion, në mes të rrugës kanë hasur një veturë të braktisur me targa të Serbisë, e cila dyshohet të ketë qenë e ngarkuar me mallin që ndodhej në barkë.

Gjatë kontrollit në veturë, Policia njofton se ka gjetur dhe sekuestruar mallra të ndryshme, si: “telefona mobil (19 copë), cigare (830 pako) të llojeve të ndryshme, çanta, veshmbathje, mjete shkollore (lapsa, fletore, ngjyra, gërshërë etj), lodra për fëmijë, kozmetikë etj.”

Siç thuhet në njoftim, mallrat e sekuestruara do të trajtohen sipas procedurave të parapara ndërsa rasti do të trajtohet nga njësitet përkatëse policore të Drejtorisë Rajonale Policore Kufitare-Veri në koordinim me organet e drejtësisë dhe Doganën e Kosovës./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme